| PROJECT TYPE | MJEKSORE |
|---|---|
| STATUS | Koncept |
| LOCATION | Klosterstraße 24–28, Düsseldorf, DE |
| YEAR / TIME | 2025 |
| CLIENT | Welling Immobiliengruppe GmbH |
| AREA | 3515 m² |
LLOJI PROJEKTIT QENDRËN MJEKËSORE STATUSI KONCEPT LOKACIONI DUSSELDORF, DE VITI 2025 KLIENTI WELLING IMMOBILIENGRUPPE GmbH AREO Clinique është një projekt bashkëkohor i transformimit arkitektonik të fasadës së një objekti mjekësor në Düsseldorf, Gjermani. I frymëzuar nga koncepti i një “membrane që merr frymë”, projekti ndërthur estetikën arkitektonike me funksionalitetin dhe përshtatshmërinë ndaj kushteve mjedisore. Fasada e bardhë, me elemente të palosura ritmike, simbolizon pastërtinë, qartësinë dhe ritmin e jetës, ndërsa panelet e perforuara rregullojnë depërtimin e dritës natyrore dhe sigurojnë mbrojtje nga dielli. Koncepti integrohet me strukturën ekzistuese të ndërtesës, duke krijuar një identitet të veçantë arkitektonik dhe një ambient të qetë e mikpritës për pacientët dhe personelin mjekësor.